Rreth nesh

Kush jemi ne

Oxymel pharma është një platformë farmaceutike me aktivitet komercial në Kosovë dhe Shqiperi.

Ne kemi kredenciale të dëshmuara në prezantimin dhe vendosjen në kohën më të shkurtër të produkteve të reja në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të njohurive dhe përvojës në çështjet rregullatore, kanalet e zhvillimit të biznesit dhe identifikimin e partnerëve apo klientëve të duhur.
Ne ofrojmë zgjedhje të bazuara në informacion për pacientët, profesionistët shëndetësorë dhe klientët, sepse ne besojmë se informacioni është baza e suksesit.

Misioni dhe Vizioni

Oxymel Pharma shfaqet si një zgjidhje për zgjedhjet e komplikuara me të cilat përballen të gjithë sot. Me gjithë informacionin që marrim, gjithmonë lind pyetja: çfarë mund të besojmë?
Misioni ynë kryesor është i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve efektive për të lehtësuar zgjedhjet e pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë në lidhje me kujdesin shëndetësor, me të cilin përballen në jetën e përditshme.
Për të përmbushur këtë mision, ne sigurojmë që këto zgjidhje të bazohen në informacione reale dhe të vërtetuara dhe të trajtohen nga profesionistë që kanë potencialin dhe pasionin për t’i kushtuar jetën e tyre për të ndihmuar njerëzit të përmirësojnë cilësinë e tyre të jetës.
Ndoshta nuk i kemi të gjitha njohuritë e botës, por gjithçka që dimë do ta ndajmë me ju.
Nga ana tjetër, duke jetuar në këto tregje në zhvillim ku shumë shpesh informacioni është shumë i vështirë për t’u gjetur apo edhe inekzistent, ne synojmë të bëhemi një pikë referimi informacioni jo vetëm për pacientët, por edhe për profesionistët apo kompanitë e kujdesit shëndetësor për të arritur këto tregje dhe i ndihmojmë të ofrojnë shërbimet e tyre për pacientët.

Puno me ne