Objektivat dhe Vlerat e Markës
Oxymel pharma ka objektivin të ofrojë sa më shumë mbështetje që të mundemi në sjelljen e kompanive të kujdesit shëndetësor në treg, për t’i ndihmuar ato të ndërmarrin hapat e tyre themelues për t’u ofruar pacientëve më të mirën në produktet farmaceutike dhe kozmetike.
Ne besojmë se krijimi i një sistemi vlerash të bazuar në qëndrueshmëri, transparencë dhe disiplinë mund të krijojë mundësi për të ndikuar pozitivisht në jetën e komunitetit tone.
Bashkëpunimi me organizata me të njëjtin mendim në bazë të besimit, marrëdhënieve të forta dhe bashkëpunimeve të shëndetshme është një nga asetet tona të vlefshme.
Askush nuk duhet të dijë gjithçka; ju vetëm duhet të dini vendin e duhur për ta kërkuar atë.
Skuadra jonë u formua nga njerëz të cilët ndajnë të njëjtin lloj energjie. Ne jemi rritur së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin për të dalë nga zona e rehatisë. Ekipi ynë ka një përvojë të gjatë në industrinë e kujdesit shëndetësor në të dy vendet. Ne kemi njohuri të dëshmuara në treg në aspektin rregullator dhe në marketing.