Shërbimet
Oxymel pharma ka një ekip të trajnuar mirë me një përvojë të gjatë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës në fushën rregullatore, duke filluar nga regjistrimi, rregulloret lidhur me objektet e magazinimit deri tek logjistika, sigurimi i cilësisë, marketingu dhe shitjet. Oxymel pharma respekton të gjitha masat e nevojshme të pajtueshmërisë dhe ligjshmëritë që nevojiten për të kryer veprimtaritë e duhura dhe efikase si kompani farmaceutike në Shqipëri dhe Kosovë.
Marketingu është një nga pikat tona më të forta. Ne mund të ndihmojmë çdo kompani të identifikojë dhe targetojë klientët e duhur, të studiojë, planifikojë dhe të hedhë në treg produktet e tyre duke adoptuar strategjitë më të mira të marketingut dhe të bashkëpunojë me partnerët e duhur në mënyrë që të tregtojë në mënyrë efektive produktet e tyre.
Ne kemi një partneritet të zgjeruar në tregun farmaceutik të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka rëndësi nëse dëshironi të krijoni objektin tuaj ose të gjeni partnerë që mund të komercializojnë produktet për ju, ne mund t’ju mbështesim për të siguruar një proces efikas për të nxjerrë në pah markat tuaja farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor në dritën më të mirë në arenën tregtare.
Bashkëpunimet tona të zgjeruara në Shqipëri dhe Kosovë ju ndihmojnë të kanalizoni produktin tuaj në pjesën e duhur dhe të kryeni shpërndarje që janë të rregulluara mirë dhe të shtrira gjerësisht. Infrastruktura jonë mbështet të gjitha parakushtet për trajtimin dhe shpërndarjen e sigurt të suplementeve ushqimore.
Ne kemi partnerë që ofrojnë magazinime të dedikuara, sigurim të cilësisë dhe menaxhim të farmakovigjilencës, ne sigurojmë shpërndarjen efikase të barnave me cilësi të mirë që monitorohen vazhdimisht për siguri dhe cilësi.
- Oxymel pharma i ka shtrirë aktivitetet e saj në:
- • Shitje dhe distribucion lokal
- • Zhvillim rajonal
- • Marketing
- • Çështje rregullatore
- • Menaxhim te farmakovigjilences
- • Etj.
Kompanitë partnere